E rrallë/ Një penallti problematike, përsërit ndeshjen në Belgjikë

E bujshme në Belgjikë, ndeshja mes Anderlehtit dhe Genk, do të duhet të riluhet pas një gabimi arbitrazhi.

Faktet datojnë në 23 dhjetor, një ndeshje e fituar nga vendasit 2-1. Përcaktuese për rezultatin ishte një penallti e humbur nga Genk me Heynen, i cili pa gjuajtjen e tij të bllokuar nga portieri Shmajkell. Me topin e kthyer Yira Sor e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, arbitri e anuloi golin pasi Sor kishte hyrë shumë herët në zonën e penalltisë. Në të njëjtën kohë, dy lojtarë të Andereleht ishin futur shumë herët në zonë dhe sipas rregullores duhej të ekzekutohej sërish goditja e penalltisë.

Pikërisht për këtë, Genk ka bërë një ankesë dhe gjatë ditës ka ardhur vendimi i Këshillit Disiplinor të KBVB-së i cili ka vendosur që ndeshja të riluhet./Foto; ‘X’/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!