Mesi në Riad, Muçi goli i radhës, Kosova miqësore me…

Al-Hilal- Inter Majemi në miqësoren e Riadit sot 4-3. Në gol vajti edhe Lionel Mesi për Inter. Sikundër dhe Luis Suarez.

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, tha sot nga skena e Çmimeve të Shtypit Sportiv të Madridit se Kilin Mbape ka më shumë shanse se 50% për të luajtur me Realin që këtë verë.

Ernest Muçi shënoi golin e parë të Legia Varshavë në testin e sotëm ndaj Dinamo Kiev 3-1.

Braziliani Denison i Dinamos, kalon te Ballkani në Superligën e Kosovës. pritet zyrtarizimi.

Kosova do të luajë më 26 mars një ndeshje miqësore me Hungarinë.

Kepi i Gjelbërt-Mauritiana 1-0 dhe Senegal- Bregu i Fildishtë 1-1 (kohë reale) ishin ndeshjet e sotme të turit për çerekfinalet e Kupës së Afrikës.

Roma kaloi 1-2 Salernitanën (java e 22) në duelin e parë të Daniele de Rosit si trajner post Murinjo.

Uzuni humb një penallti në ndeshjen Getafe- Granada 2-0 në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!