Kundër reformimit të UEFA-s, Boban largohet dhe plas “bombën”

Për shkak të mosmarrëveshjes me presidentin për propozimin për reformimin e statutit të UEFA-s Zvonimir Boban, njofton dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra e Drejtorit Teknik të UEFA-s me një letër të hapur ku akuzon presidentin Ceferin:

“Ai dëshiron të ndryshojë statutin e UEFA-s për të kandiduar sërish, duke qenë bashkëfajtorë në të gjitha këto do të binte në kundërshtim me të gjitha parimet dhe vlerat që unë i kam mbrojtur gjithmonë”.

LETRA E BOBAN:
“Kam folur dhe diskutuar me presidentin e UEFA-s për një problem që ka lindur në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit në Hamburg. Është një propozim për Kongresin në shkurtin e ardhshëm që të modifikohet statuti i UEFA-s dhe të lejohet presidenti që të mund të kandidojë sërish pas këtij mandati që supozohej të ishte i fundit.

Pasi shpreha shqetësimin tim më të madh dhe mosmarrëveshjen time totale, Presidenti m’u përgjigj se për të nuk ka asnjë problem etik ligjor apo edhe moral – dhe se ai do të ndiqte aspiratën e tij pa asnjë dyshim. Paradoksalisht, në vitin 2017 ishte vetë Ceferin që propozoi dhe nisi një paketë reformash që e mohonin qartë këtë mundësi: rregulla që supozohej të mbronin UEFA-n dhe futbollin europian nga “qeverisja e keqe”.

Kjo shkëputje nga ato vlera duke anuluar reformat më të rëndësishme është befasuese dhe e pakuptueshme, sidomos në këtë kohë. Unë e kuptoj mirë se asgjë nuk është ideale dhe e di mirë që duhet të pranojmë logjikën e kompromisit, por përballë këtij fakti, nëse do ta pranoja, do të shkoja kundër parimeve dhe vlerave të përbashkëta që unë i besoj fort. Në këto tre vite marrëdhënia dhe bashkëpunimi me Aleksandrin dhe të gjithë kolegët e tij në UEFA ka qenë i shkëlqyer. I falënderoj për këtë dhe i uroj gjithë të mirat. Më vjen shumë keq, por me keqardhje po largohem nga UEFA”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!