Rastet raciste, FIFA propozon sanksione e ndryshme

Portieri i Milan, Majk Menja ishte viktimë e fyerjeve raciste në pjesën e parë të ndeshjes Udineze-Milan. Loja u ndal më pas u vendos ‘rend’. Mirpo dozat raciste janë shtuar edhe në Spanjë, Angli etj. 

FIFA përmes kreut të saj ka reaguar në platformen ‘X’:

Në emër të FIFA-s, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka bërë këtë deklaratë:

“Ngjarjet që ndodhën në Udine dhe Sheffield të shtunën janë krejtësisht të neveritshme dhe krejtësisht të papranueshme. Nuk ka vend për racizëm apo ndonjë formë diskriminimi – si në futboll ashtu edhe në shoqëri. Lojtarët e prekur nga ngjarjet e së shtunës kanë mbështetjen time të pandarë.

“Ne kemi nevojë që të gjithë aktorët përkatës të ndërmarrin veprime, duke filluar nga edukimi në shkolla, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kuptojnë se kjo nuk është pjesë e futbollit apo e shoqërisë.

“Sikurse procesi me tre etapa (ndalimi i ndeshjes, ndeshja rifilloi, ndeshja u braktis), ne duhet të zbatojmë një dënim automatik për skuadrën, tifozët e të cilit kanë shfaqur racizëm dhe kanë bërë që ndeshja të braktiset, si dhe ndalimet e stadiumeve në mbarë botën por dhe akuza penale për racistët.

“FIFA dhe futbolli tregojnë solidaritet të plotë ndaj viktimave të racizmit dhe çdo forme diskriminimi. Një herë e përgjithmonë: Jo racizmit! Jo çdo forme diskriminimi!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!