Prishtina e Egbosë fiton Superkupën e Kosovës

Superkupa e Kosovës në Antalia Turqi: Prishtina-Ballkani 2-1 (Sinani 9’, Kryeziu 46’ / Dulaj 79’)
Superkupa e Kosovës u luajt sërish në Turqi. Në duelin e luajtur sot Prishtina e teknikut Emanuel Egbo fitoi trofeun teksa mundi Ballkanin e Dajës me shifrat 2-1
Ndërsa përgatiten në Antalia për minifazën e tyre, dy ekipet kosovare sipas përcaktimit të bërë nga FFK ‘hoqën ‘qafe dhe këtë ndeshje që për ish trajnerin kampion me Tiranën, është i pari në Kosovë.