Nis faza ‘Play Off’, e Dyta me katër duele

Valbona në Grupin A dhe Pogradeci në Grupin B u promovuan menjëherë pas kalendarit të rregullt në Kategori të Parë.

Mirpo formula e Departamentit të Garave në FSHF, iu jep mundësi dhe skudrave më poshtë të tentojnë ngjitjen në nivelin e dytë futbollistik përmes rrugës play off.

Kështu sot nisin ndeshjet play off në nivelet inferiore me disa skuadra që janë në kërkim të ngjitjeve një kategori më lart.

Pikërisht sot në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Gjirokastër me fillim orën 16:00 sfidat me adrenalinë të lartë sportive.

Skuadrat fituese (me një takim) do të përballen me Besën dhe Lushnjën për të marrë dy biletat e fundit të Kategorisë së Parë.

Lushnja- fituesja e play off të Grupit A, Besa- fituesja e play off të Grupit B. Ndeshjet në këtë raund me një takim, me fushën për t’u përcaktuar nga FSHF.

Faza Play Off, Kategoria e  Dytë

Sot, ora 16:00

Grupi A:

Besëlidhja- Sopoti

Iliria-Tërbuni

Grupi B

AF Luftëtari-Butrinti

Shkumbini-Oriku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!