Bylis-AF Elbasani, ndeshja ‘festive’ në ‘Elbasan Arena’

Kategoria e Parë, java e 33-të, edicioni 2023/2024

Trofeu i kampionit të AF Elbasanit në Kategori të Parë do të dorëzohet nga presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Bylis- AF Elbasani 2-3 final

AF Elbasani dhe Bylis po luajnë ndeshjen e fundit të javës së 33-të të Kategorisë së Parë me emërtimin në kalendar Bylis- AF Elbasani.

Kjo ndeshje me dy skuadrat e promovuara në Superiore, kanë zgjedhur të ndeshën në fushën e Elbasanit (me miratimin e FSHF-së) pasi skuadra e Nevil Dedes tashmë është shpallur edhe kampione e këtij niveli.

Festë në shkallë me afro 7 mijë të pranishëm, ‘fair play’ në fushë teksa fillimisht Greca 28′ (goli i 18 personal) për Elbasanin më pas dy herë ‘vendasit nga Ballshi me Peralta 31′ dhe Xheferson 42’, prodhuan 3 gola.

Vendasit ushtrojnë presion teksa në të 85′ barazojnë me një supergol të kapitenit Gava. Në shtesë në të 90+5′ Ardit Hoxhaj shënon dhe golin e fitores duke e kthyer në superfestë trofeun e Elbasanit. Më pas ultras futen në fushë…

Ceremonia e dorëzimit të trofeut; Kampion në Kategorinë e Parë për sezonin 2023/2024 mbylli zyrtarisht 33 javët e këtij kompeticioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!