Henderson lë Arabinë Saudite, i bashkohet Ajaksit në Holandë

Xhordan Henderson lë trajnerin e tij Stiven Zherard dhe merr vendimin për të qenë një lojtar i Ajaksit në Eredivisie.

Ish-kapiteni i Liverpul pritet pasditen e sotme në Amsterdam ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, më pas nënshkrimin e kontratës që do ta lidhë me holandezët deri në vitin 2026.

E sigurt është se anglezi nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës në asnjë rast kundër RKC Waalwijk, e vlefshme për ndeshjen e javës së 18-të të Eredivisie, pasi duket se procedurat dhe koha nuk mjaftojnë.

Do të jetë një blerje definitive, pasi Henderson ka arritur një marrëveshje me Al-Etifaq për zgjidhjen e parakohshme të kontratës. Mesfushori nënshkroi gjatë verës së kaluar kontratë me sauditët vetëm deri në vitin 2026.

Henderson (33) ka bërë 19 paraqitje për Al-Etifaq në këtë pjesë të parë të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!