Ajaks projekton drejtorin e ri sportiv, Van Gal jep këshilla…

Ajaks është në mes të punës për të lënë pas periudhën e vështirë që po kalon prej muajsh. I mbështetur te Luis van Gal teksa tekniku i famshëm po asiston me eksperiencë në klub, skuadra nga Amsterdami po punon drejt sezonit të ardhshëm.
Konfirmimi i John van’t Ship në pankinë praktikisht është i përjashtuar ndërsa përveç trajnerit të ri, përpjekjet do të fokusohen edhe në kërkimin e drejtorit sportiv.
Favoriti i madh është Marijn Beuker, i cili aktualisht luan të njëjtin rol në Queen’s Park, një ekip i nivelit të dytë skocez. Beuker, i cili nënshkroi një kontratë 10-vjeçare në 2021, ka punuar më parë me AZ Alkmar dhe Romë.