TMW: Manchester City ngul rrënjë në Shqipëri, në Durrës do të inaugurohet një shkollë futbolli

Jehona e hapjes së shkollës së Mançester Siti në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Arsimit dhe Sportit në Durrës në vjeshtën e vitit 2024, ka marrë ‘dhenë’. Italiania TuttoMerkatoWeb i kushtoi disa radhë lajmit të dy ditëve më parë. Ajo shkruan:

Mançester Siti dhe Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit kanë njoftuar ngritjen e një shkolle futbolli ‘Mançester Siti’ në Durrës, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha: “Nisja e Shkollës së Futbollit Mançester Siti në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtaren tonë të Futbollit në krye të grupi kualifikues për Europianin, Gjermani Euro 2024.

 Për më tepër, nisja e Shkollës së Futbollit të Mançester Sitit në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë dhe ne dëshirojmë ti falënderojmë që kanë punuar me ne në këtë projekt”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!