Triumfi i Mesit çorodit …komentuesit

Lionel Mesi fitues i çmimit ‘The Best’ të hënën në Londër, akorduar nga FIFA, hapi diskutime ‘lumë’ të shoqëruara me pikëpyetje të shumëta për mënyrën se si argjentinasi 36vjeçar mundi yllin e Sitit, Erling Haland.

Norvegjezi lider i Premier League Erling Haland, fitoi tripletën me Mançester Sitin gjatë vitit 2023 (realizoi mbi 50 gola në të gjitha garat) me ‘Qytetarët’.

Në fakt vlerësimet filluan një ditë pasi Mesi kishte fituar Kupën e Botës me Argjentinën, që do të thotë se ai triumf nuk mund të ishte në vlerësimin e FIFA-s.

Më tej, neni 12 në rregulloren e FIFA-s shpjegon qartë se si duhet të veprohet kur dy lojtarë përfundojnë votimin me pikë të barabarta.

“Në rast të një barazimi, lojtari, trajneri, ose portieri me numrin më të lartë të votave “pesë-pikësh” nga votat e grupit të tyre të votuesve, sipas nenit 10 (p.sh. për lojtarët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për trajnerët meshkuj, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për portierët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për lojtaret femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave; për trajnerët femra, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të femrave; dhe për portierët femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave), do të jetë fitues i çmimit prestigjioz”, thuhet në rregulloren e FIFA-s.

Ndërkohë Mesi dhe Haland kishin pikë të barabarta 48-të mirpo Çmimi i’u dha argjentinasit me kritere të prëcaktuara nga FIFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!