Granit Xhaka ‘Lojtari i Vitit’ në Zvicër

“Lojtari i Vitit” te Zvicra. Kapiteni i helvetëve e mori trofeun këtë mbrëmje në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit Zvicër.

Mesfushori i Leverkusen Granit Xhaka është votuar për herë të tretë si ‘Lojtari më i Mirë i vitit 2023’ në Zvicër.

Vitin e kaluar ai arriti rekordin absolut duke u bërë futbollisti me më shumë paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës. Mesfushori nga Kosova numëron deri tani 121 paraqitje.

Sikundër në vitin 2017 dhe në 2022, Xhaka 31 vjeç, u shpall sërish lojtari më i mirë.

Ai ishte në garë me Akanzhin dhe Zeki Amdouni. Pas trofeut të fituar në Bernë, kapiteni helvet tha: “Pa përkrahjen e familjes time, që më përkrah shumë do të ishte e pamundur. Ky është një shpërblim për punën që ne e bëjmë çdo ditë. Jam shumë i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj që të jem sërish këtu pas një viti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!