Kaina lë Tiranën, shitet në Korenë e Jugut

Sipas ‘SuperSport’, Tirana pas Florent Hasanit, shet edhe sulmuesin brazilian Kaina Nunjes. Kaina 26-vjeçar do të transferohet në Korenë e largët te skuadra Chungnam Asan FC.

Sulmuesi, i cili në këtë edicion ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, do të vijojë karrierën në kontinetin aziatik.

Me këtë operacion, Tirana do të përfitojë nga ky operacion shifrën e 75 mijë eurove. Braziliani ka luajtur në të shkuarën dhe me Vllazninë, Kastriotin dhe Besën e Kavajës. Chungnam Asan FC e mbyllu sezonin e kaluar në vendin e 10-të në ligën e dytë të Koresë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!