Dinamo aktive në merkato, Tahiri emri i ri i bluve

Pas Jorgo Meksit, Mori Bamba, Stiven Jankut dhe Kilian Çunit, Dinamo afron një tjetër futbollit me pritshëmri të lartë. Bëhët fjalë për futbollistin kosovar Ardit Tahiri të cilin klubi me drejtorin Haris Fakiç e ka prezantuar sot në ambientet e klubit.

21-vjeçari nga Vushtrria, vjen pas një përvoje te Drita e Gjilanit.

Njoftimi:

Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim.Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!