Benzema denoncon ministrin akuzues…

Një deklaratë tronditëse nga Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin në tetor 2023 se Karim Benzeman është i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”, një organizatë islamike që konsiderohet terroriste në Francë nuk kalon pa kundërveprimin e lojtarit. Priten zhvillime.

Një akuzë e tillë nuk mund të kalonte pa u vënë re. Karim Benzema, fituesi i Topit të Artë 2022 ndërsa aktualisht luan për Al Itihad në Arabinë Saudite, ka paraqitur një ankesë kundër ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Zyrtari i lartë francez në tetor tha se ishte në dijeni të lidhjeve të dyshuara mes sulmuesit dhe grupimit “Vëllazëria Myslimane”. Këtë e ka konfirmuar avokati i ish-lojtarit francez.

“Ne duam që njerëzit të shfaqen hapur. Përbuzje e përgjithëshme për marifete komunikimi që rezultojnë të rreme. Me pasoja të dukshme edhe për ata që janë afër të akuzuarve. Ne po mbjellim përçarje në Francë, kemi shumë njerëz që nuk e kuptojnë këtë lloj fjalimi Kjo është saktësisht e kundërta e asaj që duhet të bëjë një njeri që e quan veten politikan”, tha ai për RTL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!