‘Teleteksi’ sportiv i mbrëmjes

Napoli kualifikohet në finalen e Superkupës së Italisë, duke mposhtur 3-0 Fiorentinën në “spektaklin” e stadiumit pothuajse bosh në Riad.

Çelsi e vlerëson Armando Brojën në rreth 50 milionë stërlina. Në skenë për sulmuesin shqiptar edhe Bajren Mynih

Xhelil Asani largohet nga Vllaznia.Klubi kuqeblu ka njoftuar se ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me 28-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Erzenit.

FIFA përditëson rregulloren duke ju dhënë më shumë hapësirë federtave në vendime. “Objektivat kryesorë të kësaj strukture rregullash të ripunuar janë që të dhurojë qartësi dhe sigurinë e nevojshme ligjore sa i përket juridiksionit, strukturës, kërkesës për aplikim dhe njohjen e mundshme të masave të marra nga FIFA ‘ shkrohet në njoftim.

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pas fitores këtë mbrëmje ndaj skuadrës së kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Unionistas Salamanka me shifrat 1-3.

Pjesa e parë Atletiko Madrid- Real Madrid 1-1 (Kupa e Mbretit). E dyta dhe nga një gol për secilën skuadër. Pas 2-2 në 90 minuta, shtesa aty ku në të 100′ Grizman dje Rikelme 119′ i japin biletën kualifikuese Atletikos (4-2 final.)

Meriton Korenica ka gjetur golin e parë sezonal me Manisa në Turqi pas transferimit gjatë shtatorit nga Ballkani.

Në Kupën e Turqisë përpos golit deçiziv të Manajt me Sivaspor edhe Sokol Cilkalleshi luajti afro 30 minuta me Koniaspor. Kavajasi pas problemëve financiare me klubin, duket i rehabilituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!