Nuk ishte në Londër, Mesi ‘The Best 2023’

Lionel Mesi është votuar futbollisti më i mirë i vitit 2023 nga FIFA. Trofeu i dytë radhazi për çmimin The Best të FIFA-s

Kampioni i botës me Argjentinën u shpall më i miri në rivalitetin me Erling Haland dhe Kilian Mbape.

Sipas FIFA-s, Mesi dhe Haland kishin pikë të barabarta nga 48, por Leo fituesi i 8 Topave të Artë, u shpall më i miri pasi ishte zgjidhje e parë në më shumë raste se norvegjezi i Sitit.

Mesi nuk ishte në ceremoni për ta marrë live çmimin. Statistikat tregojnë se sulmuesi i Inter Majemit e ka fituar 8 këtë çmim nga FIFA (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2022, 2023)

Ndërkohë formacioni më i mirë 2023 ishte ky:

Formacioni 2023 i “FIFA THE BEST”:

Portier: Tibo Kurtua 

Mbrojtës: Xhon Stons, Kajli Uoker, Ruben Dias. 

Mesfushorë: Bernardo Silva, Xhud Belingham, Kevin De Bryne 

Sulmues: Erling Haland, Kilian Mbape, Lionel Mesi, Vinicius Zhunior. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!