FIFA/ Guardiola shpallet ‘Trajneri i Vitit 2023’
Fitoi gjithëçka me Sitin, Pep Guardiola shpallet trajneri më i mirë i vitit 2023 nga FIFA. Në ceremoninë e zhvilluar këtë mbrëmje në Londër në ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2023.
Ai fitoi ndaj rivalëve italianë Simone Inzagi dhe Luçiano Spaleti.
“Dua ta ndaj këtë trofe me Inzagin dhe Spaletin. Luçiano ka bërë një punë të shkëlqyer me Napolin e tij. Simone, vetëm unë e di sa e vështirë ishte të luash kundër Interit tënd në një finale të mrekullueshme”, u shpreh ndër të tjera Guardiola teksa mori trofeun.
Të dy trajnerët e përmendur spikatën respektivisht me Interin dhe Napolin në vitin 2023.
Spanjolli i fitoi të gjitha trofetë me Mançester Sitin në vitin 2023 duke kompletuar tripletën e famshme të trofeve. Guardiola me ‘Qytetarët’ fitoi së fundi edhe Botërorin e Klubeve.
