Laçi në sfidën me Erzenin, Vllaznia ndaj Kukësit për vijimësi…

Abissnet Superiore do të vijë sot me dy ndeshje të tjera. Në fakt janë sfidat e fundit të xhiros së 19-të pasi të premten (Dinamo- Tirana 2-3) dhe dje Egnatia- Skënderbeu 1-0 e Partizani Teuta 1-0, i luajtën ndeshjet e tyre të para për vitin 2024.

Kështu në orën 13.30 Laçi do të presë sot Erzenin me shijakasit që së fundi afruan (rikthyen) Florjan Kadriun. Kurbinasit me merkato të bllokuar janë po ata por me të veçantën se futbollistët e dëmtuar janë rekuperuar.

Mbyll këtë javë të parë të fazës së tretë dueli i Shkodrës (17:00) me sfidën Vllaznia- Kukësi. Kuqeblutë vijnë pas tri fitoreve radhazi (mundën Dinamon 3-1, Tiranën 0-1 dhe shpartalluan Skënderbeun 5-0) duke u pozicionuar te zona ‘Final Four’. Përballë verilindorëve prova e madhe e vazhdimësisë.

Ndërkaq te Kukësi i zhvillimëve intensive në hyre dhe dalje sapo janë afruar tre futbollistë. Dy vijnë nga eksperienca e shkurtër te Tomori si portieri Kristjan Rroku (20) dhe mbrojtësi 24 vjeçar Stefane Araba por dhe sulmuesi brazilian Rajan Felipe.

Ndeshjet:

Laçi-Erzeni 13:30

Vllaznia- Kukësi 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!