Dy penallti, tri pikë për Egnatian e Partizanin

Abissnet Superiore, Java 19:
Egnatia – Skënderbeu 1-0 (Fernando 59′ (pen)
Partizani – Teuta 1-0 (Cara 39′ (pen)

  • Shehi nis me fitore te Partizani, Martini: Ka mbetur t’i lutemi Zotit që topi të hyjë në rrjetë)

Në dy ndeshjet e javës së 19-të Abissnet Superiore të programuara për ditën e sotme, skuadrat vendase, Partizani dhe Egnatia, triumfuan vetëm falë penalltive duke i dhënë një start të mbarë vitit 2024.

Për Orges Shehin aventura te kryeqytetasit e kuq tashmë nisi me një fitore në shtëpi ndaj Teutës. Shumë ndeshje radhazi pa triumf për të dyja ekipet, por Partizani ia del të thyjë i pari mallkimin.

Vendosi ajo penallti e kthyer në gol nga Cara në minutën e 39′-të teksa vendasit kishin shënuar edhe më parë por jo në mënyrë të rregullt. Gjejnë rrjetën edhe durrsakët pas disa përpjekjeve por dhe ky gol realizohet nga një pozicion i parregullt.

Sakaq, më parë edhe Egnatia bëri të njëjtën gjë ndaj Skënderbeut duke i shkaktuar humbjen nga 11-metërshi i saktë i Fernandos. Djemtë e Tetovës kthehen të fitojnë pas humbjes së thellë ndaj Tiranës në vitin që lamë pas.

Sa i përket situatës së pikëve, rrogozhinasit udhëheqin bindshëm me 40 pikë, ndjekur nga Partizani me 35. Skënderbeu është i gjashti me 22 pikë, ndërsa Teuta zhytet në krizën e 16 pikëve./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!