Laçi humb ‘terren’, Erzeni e ndal në shtëpi

Abissnet Superiore,Java 19:
Laçi – Erzeni 0-0

Laçi dhe Erzeni regjistruan barazimin e tretë sezonal mes tyre në sfidën e javës së 19-të Abissnet Superiore. Rastet dhe episodet nuk munguan, edhe pse sfida nuk njohi fitues.

Erzeni e nisi më vrullshëm duke krijuar që në minutat e para, por më pas laçjanët u kthyen zot në shtëpinë e tyre. Rrjeta e Pujës u prek nga Myrta mjaft bukur në të 23′-tën, por pas çekimit nga sistemi VAR goli u anulua për një pozicion të parregullt.

Gjatë fraksionit të dytë, dalja me të kuq e Kristian Da Limës e vështirësoi disi pjesën e mbetur të lojës për kurbinasit, edhe pse vendasit ia dolën të mbanin barazimin deri në fund. Shfaqet mjaft impulsiv Erzeni në minutat e limitit por për shijakasit mungon goli, pavarësisht superioritetit numerik.

Me pikë të barabarta në klasifikim, Laçi dhe Erzeni numërojnë tashmë 1 pikë më shumë duke mbërritur kutoën e 22 të tillave dhe duke ndarë përlatësisht vendin e pestë e të gjashtë. Sakaq, siparin e javës së 19-të e ul paspak supersfida Vllaznia – Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!