Nis faza e tretë, Dinamo-Tirana sfida në… ‘bregdet’

Sot në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit (17:00), për javën e 19-të Abissnet Superiore, Dinamo Siti pritës, do të përballet me Tiranën.

Te blutë, zhvillimet e këtyre ditëve kanë rezultuar të shumëta pasi skuadra e Dritan Mehmetit ka larguar disa futbollistë. Paralelisht klubi ka kryer disa goditje mjaft interesante.

Stiven Janku, Jorgo Meksi, Mori Bamba, dhe afrimi i fundit Kilian Çuni, do të shfaqen në vijim me bluzën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Në kahun tjetër Tirana e frenuar në merkato, pritet të jetë po ajo që mbylli sezonin. Ky fakt, shoqëruar me largimin e sulmuesit Florent Hasani por dhe rekuperimet e lojtarëve të caktuar pritet të verifikohet në fushë ndaj bluve. Takimi do të gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji.

Ndeshjet e tjera të javës së 19-të pasojnë të shtunën dhe të dielën.

Java e 19-të Abissnet Superiore:

Sot

17:00

Dinamo- Tirana (në Durrës)

Të shtunën:

Egnatia- Skënderbeu 13:30

Partizani-Teuta 17:00

Të dielën:

Laçi- Erzeni 13:30

Vllaznia- Kukësi 17:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!