Egnatia ndihet e plotësuar me Montenegron, Skënderebu fitues i viziton

Merkatoja e janarit në hyrje te Egnatia është e barazvleshme numerikisht me largimet e fundit. Ndryshimet janë bërë në të tre repartet, mbrojtje mesfushë dhe sulm.

Të larguarit në fakt ‘pesha të rënda’, Musta, Isgandarli, Paulaskas, Lila dhe Janku janë zëvëndësuar janë Jurguens Montenegro (prezantuar nga klubi zyrtarisht të enjten), Mario Gjata, Fransua Dylis, Melih Ibrahimoglu.

Ndërkaq dje skuadra është stërvitur në Lekaj dhe pritet të jetë gati ndaj Skënderbeut për duelin e tretë sezonal me korçarët.

Fazën e parë, pikërisht në start të kampionatit, Egnatia u mund në Rrogozhinë nga Skënderbeu ( 0-1, goli i Juri Merlim) duke bërë surprizën e madhe të asaj jave./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!