Analogjia/ Tirana përmbys Dinamon si në fazën e parë

Dinamo- Tirana 2-3 (Zabërgja 24′, Andoni 46’/ Hoxhallari 56′, A. Deliu 59′, Latifi 82′ pen)

Tirana përmbys Dinamon në ‘Niko Dovana’ të Durrësit me shifrat 2-3. Sikndër fazën e parë të kampionatit në takimin hapës sezonal 2-3 edhe sot skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj përsëriti një duel të çmendur.

Goli i dytë, një kryevepër e Andonit, teksa më parë për blutë kishte shënuar Zabërgja, u duk se mbylli ‘hesapet’ e takimit të parë kalendarik të vitit 2024.

Megjithatë bardheblutë besuan dhe pasi shënuan dy gola të shpejtë me Hoxhallarin dhe Ardit Deliun realizuan edhe të tretin me një penallti të kthyer në gol nga Latifi.

Sakaq, nëse blutë arritën të ishin më konkretë në pjesën e parë dhe startin e së dytës, kjo përmbysje spektakolare nga Tirana i ngarkon të gjithë me përgjegjësi. Skuadra e Dinamo Sitit pritet të parakalohet që këtë javë nga skuadrat që e ndjekin në luftë për zonën ‘Final Four’.

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Janku, Allmuça, Loran, Andoni, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri. Tr: Dritan Mehmeti

TIRANA: Abdullahu, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, A.Deliu, Meta, Haxhiu, Abazaj, Latifi. Tr: Julian Ahmataj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!