Shumaker ’55’, Ferrari uron ditëlindjen e ikonës së ‘kokëkuqes’

Legjenda e Formula 1, Mikael Shumaker pas përvjetorit të 10-të të aksidentit, sot ka dhe ditën e lindjes së 55-të. Ferrari me të cilën gjermani njohu lavdinë më të madhe e ka uruar 7 herë kampionin e botës në F1.
“Gëzuar ditëlindjen Michael, ne jemi gjithmonë me ty”, mesazhi i nisur përmes rrjeteve sociale nga skuadra e Maranelllos.
Me Ferrarin gjermani fitoi 72 nga 91 fitoret e tij në F1 dhe 5 nga 7 titujt e tij botërorë, duke shkruar një faqe të pashlyeshme në historinë e sportit midis viteve 1996 dhe 2006.
Buon Compleanno, Michael. We’re always with you ❤️ pic.twitter.com/vvDcWYEnEL
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) January 3, 2024