Gruaja e Shumakerit: Mikael na mungon të gjithëve

Shtatë herë kampion bote në F1, Mikael Shumaker, vijon të dergjet në shtrat që nga 29 dhjetori 2013, teksa lufton me jetën pas atij aksidenti me ski në alpet e Francës.

Piloti gjerman, i cili pasi përplasi kokën në shkëmbinj, kaloi shumë operacione, për të nisur procesin e rehabilitimit.

Tej privatësisë së familjes (me ndonjë vizitë të Zhan Todt), më së fundi bashkëshortja e tij Korina, ka bërë një status në rrjete sociale.

“Më mungon Mikael çdo ditë. Por nuk jam vetëm unë që më mungon. Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Të gjithëve u mungon Mikael, por Mikael është këtu – ndryshe, por këtu. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”,- shkruan në ‘X’ bashkëshortja e gjermanit Korina. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!