Beke rëndohet me shëndetin, jeta në Austri…

Ikona e futbollit gjerman Franz Bekenbauer po lufton me problemet shëndetësore dhe pasojat nga skandali i organizimit të Kupës së Botës 2006, thotë vëllai i tij Valter.

Një dokumentar i ri për fituesin e Kupës së Botës 1974, Bekenbauer, do të transmetohet në kanalin televiziv gjerman ARD në janar, me trashëgiminë e tij që do të jetë në qendër të vëmendjes së bashku me bëmat e tij sportive.

Bekenbauer, tani 78 vjeç, akuzohet se ka përdorur ndikimin e tij për të ndihmuar Gjermaninë të marrë votat e FIFA-s për të fituar të drejtat e organizimit të Kupës së Botës 2006. Akuzat janë të paprovuara. Në fakt prej kohësh ‘Beke’ është tërhequr nga jeta publike dhe tani jeton në Austri.

“Nëse do të thoja se ai është mirë tani, do të gënjeja dhe nuk më pëlqen të gënjej. Ai nuk ndihet mirë. Është herë mirë e herë keq”, thotë vëllai i tij në dokumentar, ku nuk shfaqet vetë Bekenbauer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!