E puthi Rubiales, Hermoso dëshmon në gjykatë

Xhenier Hermoso doli sot në gjykatë në Madrid, e shoqëruar nga avokati i saj Angel Çavarria, për të dëshmuar për episodin e famshëm të puthjes së ‘vjedhur’ nga presidenti i kohës së Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, përgjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Sydnei pas fitores në finalen e Kupës së Botës.

Futbollistja spanjolle, e cili luan në nivel klubi në Meksikë dhe që sapo u transferua nga Pachuca te Tigres, konfirmoi para gjyqtarit se puthja iu dha “e papritur dhe pa pëlqimin më të vogël”. Më pas ajo tha se kishte marrë presione të ndryshme (“edhe kur isha me pushime në Ibiza”) për të ‘zbutur’ situatën.

Kjo ndryshoi jetën e saj duke e bërë atë të përjetonte një periudhë shqetësimi dhe trishtimi të thellë. Me daljen nga gjykata, kampionia e botës, duke iu drejtuar mediave të pranishme tha se: “ka shkuar mirë, dhe tashmë gjithçka është në dorën e drejtësisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!