Dy trajnerë me UEFA B, Lushnja ka prioritet të ardhmen

Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar ditët e fundit me sukses një tjetër edicion të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B.

Në këtë kurs të organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF ndërsa nisi më 23 tetor dhe zgjati afro dy muaj, morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar. Pjesëmarrës me gjithë axhendën e parashikuar 40 trajnerë, të cilët ndoqën kurrikulën e përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n dhe mbyllën me sukses provimin final.

Midis tyre ishin edhe 2 ish-futbollistët e Lushnjës. Ish-mesfushori Fatjon Topi dhe ish-sulmuesi Diego Zhuga. Topi dhe Zhuga mbyllën me sukses provimin final dhe morën diplomën UEFA B.

Lushnja krahas infrastrukturës, punën me ekipin e parë, po promovon teknikë të rinj në fushën e trajningut për të patur më shumë sukses me moshat, nivlelet e Kategorisë së Parë, të Dytë dhe të Tretë. /Alban Alushi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!