Titulli i vitit: Shqipëria “shqyen” Çekinë dhe…Grupin E

‘Sportiim.al’, portali pa kthesa, i qëndroi besnik lexuesit të tij të shumtë duke bashkëudhëtuar si një binom universal edhe përgjatë vitit 2023.

…me pasqyrimin e lajmit sportiv, kushtëzuar nga e vërteta themeltare e në kohë reale. Natyrisht në këtë hapësirë të saj, përpos materialeve të postuara ‘gjallë’, rol kyç kanë patur titujt me të cilët Redaksia ‘fluturoi’ te mbi 100 000 ndjekësit e saj…apo te 600 000 mijë të tjerëve që kaluan së paku njëherë nga dera e ‘Sportiim.al’.

Mënjanë këto, e bashkëngjitur Urimi për një 2024 të mbarë, titulli më i spikatur (sipas drejtuesëve) erdhi nga Kombëtarja e Shqipërisë e cila sikundër në vitin 2016-të, siguroi pjesëmarrjen në një fazë finale të Europianit.

Triumfi në Grupin E kualifikues (e para e grupit) mbetet arritja e vitit 2023 ndërsa fitoret me Poloninë dhe Republikën Çeke në ‘Air Albania Stadium’ të gozhduara në memorje… Shqipëria “shqyen Çekinë dhe…Grupin E./Redaksia/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!