FIFA paralajmëron politikën në Brazil për zgjedhjet në CBF: “Qëndroni larg futbollit”

Situatë kaotike në futbollin brazilian me zgjedhjet për president të Federatës së Futbollit. FIFA paralajmëron politikën: Do të pezulloheni nga futbolli nëse ndërhyni

FIFA dhe Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) nuk do të tolerojnë asnjë ndërhyrje shtetërore në qeverisjen e federatave dhe nuk do të hezitojnë të pezullojnë Brazilin nëse Ednaldo Rodrigues nuk rikthehet në krye të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), tha një burim i CONMEBOL për AFP franceze.

Presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues u lirua nga detyra më 7 dhjetor me një vendim gjykate.

Gjykata rrëzoi një marrëveshje të mëparshme midis CBF dhe zyrës së prokurorit të Rios, që daton nga marsi i vitit 2022, e cila lejoi që Rodrigues të zgjidhej si kreu i federatës deri në vitin 2026.

Gjykata ia besoi përkohësisht menaxhimin e CBF-së Hose Perdizit, i cili ka mandatin të organizojë zgjedhje të reja.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe CONMEBOL kanë vendosur të dërgojnë një mision në Rio de Zhaneiro, i cili do të nisë punën më 8 janar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Nëse ngjet ndryshe, FIFA nuk do të ketë “zgjidhje tjetër veçse të kërkojë nga autoriteti i saj kompetent që të trajtojë çështjen”, e cila mund të “çojë në një pezullim”.

Në letër dërguar në Brazil nga FIFA thuhet se një pezullim i tillë i CBF do të sillte përjashtimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve braziliane nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Kombëtarja braziliane e meshkujve aktualisht po luan kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe në qershor dhe korrik 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!