Bombastike, Superliga/ Gjykata i jep të drejtë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se UEFA dhe FIFA kanë vepruar kundër ligjeve të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës në vitin 2021.

Në ditën e gjykimit bota sportive duket se tronditet nga lajmi i fundit.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian, ka vendosur në favor të Superligës, e cila kishte apeluar monopolin nga UEFA dhe FIFA.

Sipas GJED-së, në fakt, ka një abuzim me pushtetin dominues nga dy organet më të larta të futbollit kontinental dhe botëror (FIFA dhe UEFA), të cilat ushtrojnë monopol. Optimizmi i një dite më parë nga ana e A22, kompania që synon të zhvillojë projektin për turneun e ri, u justifikua me dënimin.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: “As UEFA dhe as FIFA nuk mund të vendosin sanksione ndaj klubeve që marrin pjesë në gara alternative”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!