Egnatia e para, Vllaznia skuadra më në formë e fundvitit

Me fundin e takimit Partizani-Erzeni 1-2, luajtur në ‘Air Albania Stadium’, Abissnet Superiore mbylli gjysmën e edicionit të 85-të kombëtar të futbollit.

Në krye qëndron Egnatia e Rrogozhinës me 37 pikë në 18 javë duke mbajtur mbrapa Partizanin me 32 dhe Tiranën e Vllazninë me nga 26 secila.

Këto janë dhe katër skuadrat aktuale të zonës ‘Final Four’ duke lënë në mes të tabelës ekipe si: Dinamo Siti e Skënderbeu me nga 22 pikë, Laçi e Erzeni me 21 për të mbyllur me dy vendet e fundit; Kukësi 19 dhe Teuta 16 pikë.

Në këtë pikë të garës, skuadra më në formë që mbyll vitin kalendarik 2023 mbetet Vllaznia e cila në 6 ndeshjet e fundit mblodhi 13 pikë duke u katapultuar në vend të tretë (aq sa Tirana). Mbetur te ky tregues, por në kahun tjetër të rënditjes, ekipi që zhgënjeu më shumë ka emrin Teuta e Durrësit. Në 6 të javë kapi vetëm 4 pikë teksa ka 10 javë që nuk e njeh shënjen e fitores.

Edhe Partizani në 6 javët e fundit mori vetëm 4 pikë por të kuqtë nuk e kanë ndier shumë rendimentin në tabelë pasi kampionët e Shqipërisë në fuqi kishin fituar disa ndeshje radhazi./Sportiim.al/

Ky është klasifikimi pas dy fazave të para të edicionit 2023/2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!