Erzeni leksion Partizanit për…festa

Abissnet Superiore, Java 18:
Partizani – Erzeni 1-2 (Bintsuka 53’/ Mihana 12′, Kahrimanoviç 44′ pen)

Nga Sara Gjidiaj

Mjaft interesante përballja e fundit e vitit në Abissnet Superiore që uli dhe siparin e fazës së dytë. Erzeni surprizoi Partizanin duke e mposhtur në shtëpi në shifrat 1-2 dhe duke ju larguar disi zonës së kuqe.

Seria e golave u hap në minutën e 12′-të me Mihanën që finalizoi mjaft mirë një lëvizje perfekte në zonë. Provon të kundërpërgjigjet Partizani por nuk ia del të rikthejë baraspeshën, teksa do të jenë sërish shijakasit që do të festojnë.

Është sistemi VAR ai që ndihmon miqtë në këtë fragment duke sinjalizuar për një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Kahrimanoviç me Erzenin që e mbyll pjesën e parë në avantazh të pastër.

Tjetër mentalitet i Partizanit pas pushimit që shumë pak minuta do të kërkojë për të shkuar te goli. Bintsuka shënon me kokë dhe ngushton shifrat duke i dhënë akoma më shumë zemër të tijëve të cilët vetëm pak çaste më vonë rrëmbejnë dhe një penallti.

Kjo mundësi e artë do të shpërdorohet nga Cara me portierin Hasanbelli që devijon në korrne dhe i mohon festën kryeqytetasve. Nuk mungojnë rastet në minutat e mbetura me të kuqtë që shfaqen më kërkues por gjithçka do të mbyllet me fitoren e Erzenit në shifrat 1-2.

32 pikë për Partizanin e vendit të dytë dhe 21 të tilla për Erzenin e vendit të tetë. 18 gola në 5 ndeshjet e javës së 18-të dhe një fazë e dytë që mbyllet me një panoramë më të qartë për skuadrat e këtij kampionati ndërsa do të riktheht në janar 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!