Superliga/ Feston Barça, reagon Shinas: Futbolli europian gjithnjë vektor

Parimi themelor i Europës është solidariteti. Mbështetja jonë e vazhdueshme për një model sportiv evropian të bazuar në vlera është e panegociueshme”. Nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Shinas e ka shkruar këtë në profilin e tij X pasi Gjykata e BE-së i dha OK Superligës. “Futbolli europian do mbeten gjithmonë një vektor përfshirjeje dhe kohezioni për të gjithë, jo vetëm për elitën”, shton ai.

Ndërkohë Barcelona njëra nga nismëtaret e Superligës fill pas vendimit të Gjykatës shkruanin: “Si një nga klubet që drejton projektin e Superligës, FC Barcelona mendon se vendimi i hap rrugën një kompeticioni të ri futbolli të nivelit elitar në Europë duke kundërshtuar monopolin mbi botën e futbollit.  Dëshirojmë të iniciojmë diskutime të reja për rrugën që duhet të ndjekin garat evropiane në të ardhmen.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!