Musta largohet nga Egnatia

Vjen papritur largimi i Emiljano Mustës nga Egnatia.

Elbasanasi 31 vjeçar i cili iu bashkua edicionin e kaluar rrogozhinasëve, mësohet se ka mbyllur me mirëkuptim aventurën me skuadrën që kryeson Abissnet Superiore.

Për anësorin vjen një tjetër largim që edhe pse ‘paqësor’, risjell në vëmendje divorcet e hershme të Mustës me Kukësin apo mos rinovimi me kurbinasit. Ish futbollisti i Egnatias nuk ishte dje i listuar te finalja e Superkupës së Shqipërisë (Partizani- Egnatia 1-0).

Pritet reagimi zyrtar i klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!