Alonso pasuesi i Karletos, Real ‘familjar’ në verë

Lajm i bujshëm nga Radio Marca mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas transmetuesit spanjoll, Real Madrid ka identifikuar trashëgimtarin e Karlo Ançelotit, i cili nga sezoni i ardhshëm do të largohet nga Los Blancos për t’u ulur në stolin e Brazilit.

Sipas raportit të saj, trajneri i ardhshëm i Real Madridit do të jetë Çabi Alonso, ish-mesfushori i Los Blancos dhe trajneri aktual i Bajer Leverkusenit, ku është ulur që nga tetori i vitit 2022.

Në fakt ish mesfushori i Realit dhe Liverpulit ka zgjatur bashkëpunimin me skuadrën e Granit Xhakës por me gjasë klubet do mund të gjëjnë akordin për të kthyer të shumëkërkuarin në Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!