AF Elbasani pret Bylis, e prapambetura si një…finale

Dueli i Elbasanit pritet të ndiqet nga një numër rekord tifozësh. Fitorja e vendasëve i shpall ‘kampionë Dimri’.

AF Elbasani-Bylis është supesfida e prapambetur e Kategorisë së Parë që do të zhvillohet këtë pasdite (18:00) në ‘Elbasan Arena’. Të dyja skuadrat vijnë në këtë duel me avantazhin e kryesimit të kësaj kategorie si vendi i parë Bylis (38) dhe vendi i dytë AF Elbasani (35).

Vendasit e Nevil Dedes në organikën e të cilit ka shumë futbollistë që vijnë nga Superiorja e kaluar, pritet të kenë mbështetje maksimale në tribuna pasi përgjatë gjithë kampionatit, fansat verdheblu, kanë spikatur më shumë se çdo tifozeri tjetër.

Në kahun tjetër ballshiotët e Arjan Bellait kanë zhvilluar 15 javë të shkëlqyera duke marrë humbjen e vetme vetën pak ditë më parë në Peshkopi me Korabin 2-1.

Ndërkaq pas kësaj ndeshjeje, Kategoria e Parë mbyll zyrtarisht ndeshjet e vitit kalendaik 2023 për t’u rikthyer me javën e 17-të në 20 janar 2024./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!