Flamurtari largon Imamin dhe dy të tjerë, vjen Idriz Batha

Nga Tirana drejt Rumanisë për të luajtur me rumunët e UTA Arad dhe më pas te sauditët e Al-Najma. Idriz Batha rikthehet në futbollin shqiptar dhe zgjedh Flamurtarin e Vlorës në Kategori të Parë.

Njoftimin për afrimin e Bathës, te Flamurtarit e bëri vetë klubi vlonjat përmes një postimi në profilin zyrtar të klubit.

Ndërkohë klubi ngjiti një tjetër postim ku shkruan se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtesin Eni Imami, mesfushorin Silvjo Zogaj dhe sulmuesin Aleksa Mrdja.

Në vendin e 4-t, të Kategorisë së Parë, Flamurtari me 30 pikë, me 5 pikë më pak se AF Elbasani i vendit të 2-të dhe 8 më pak se Bylisi i vendit të parë. Objektivi nuk ndryshon, Superiore./Moisi Dalipi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!