Sfidë spektakolare, AF Elbasani e Bylis ndajnë pikët

Kategoria e Parë: E prapambetur/ AF Elbasani- Bylis 2-2 (Greca 26′, Telushi 71′ / Xheferson 57′, Kamara 64′)

AF Elbasani-Bylis, supersfida e prapambetur e Kategorisë së Parë u luajt dhe u mbyll mes spektaklit në fushë e tribuna këtë pasdite (18:00) në ‘Elbasan Arena’.

Të dyja skuadrat vinin në këtë duel me avantazhin e kryesimit të kësaj kategorie si vendi i parë Bylis (38) dhe vendi i dytë AF Elbasani (35).

Para afro 7 mijë tifozësh, dy skuadrat e kreut zhvilluan një ndeshje të nivelit superior duke treguar qetësi, maturi, gola dhe pakëz tension…

Fillimisht vendasit e Dedes shkojnë përpara me Grecën që shënon dhe golin e 10-të personal në të 26′. Me startin e së dytës, ballshiotët godasin dy herë me Xheferson 57′ dhe Kamara 64′.

Për të rivendosur barazimin mendoi veterani Telushi teksa në të 71′ i dërgoi shifrat në 2-2 final. Pas kësaj jave dy skuadrat ruajtën pozitat e para me mallkastriotët që shpallen ‘kampionë Dimri’. Kampionati inferior nis më 20 janar 2024. /Klevis Bejkolli- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!