Tirana bie në klasike, Teuta nuk realizon nga…11 metra

Erdenis Gurishta ndjek Vllazninë, Florent Hasani në tribunë. Tifozët bardheblu kapen me ish drejtorin Osmani.

Klasikja e Shqipërisë dhe derbi durrsak ishin 2 sfidat e tjera të prgramuara në këtë javë të 17-të të kampionatit shqiptar. “Selman Stërmasi” ngjyroset kuqeblu në klasiken e dytë sezonale, ndërsa nuk ka fitues mes Erzenit dhe Teutës.

E luftuar përballja mes kryeqyteasve dhe shkodranëve, me këta të fundit më kërkues në pjesën e parë të sfidës dhe me vendasit që u zgjuan pas pësimit të golit. Gjithçka u vendos nga 11 metra distancë me Balajn që nuk mund të gabonte përballë Kozit.

Nuk ka gola në Rrogozhinë me Teutën që “qan” penalltinë e humbur nga Karabeci dhe kartonin e kuq të Iljazit. Paraqitje thuajse e barabartë e të dyja ekipeve ashtu si dhe u fiksua rezultati, në barazim 0-0.

Kështu, Vllaznia mbërrin Tiranën në klasifikim në kuotën e 23 pikëve, ndërsa pika e ndarë në derbi nuk ndihmon as Teutën e vendit të fundit dhe as shijakasit e vendit të shtatë.

Abissnet Superiore, Java 17:
Tirana – Vllaznia 0-1 (Balaj 37′ pen)
Erzeni – Teuta 0-0 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!