Klasikja në mesditë, java mbyllet në Korçë

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana- Vllaznia do të vijë si një kartolinë e bukur futbollistike e fundvitit në sfidën numër 198-të mes tyre. Dy skuadrat më të vjetra në Shqipëri ndeshën sot në “Selman Stërmasi” për llogari të javës së 17-të Abissnet Superiore me misionin për të bërë progres në tabelën e klasifikimit.

Ndërkaq merr fund aventura e sulmuesit Florent Hasani te bardheblutë. Klubi i tij i ri është Rapid Bukuresht i cili e ka prezantuar mbrëmjën e së shtunës si përforcimin më të ri.

Megjithatë te kampi bardheblu alternativat nuk mungojnë dhe trajneri Julian Ahmataj ka gati kontigjentin e plotë. Situatë analoge edhe te shkodranët pasi përveç Esat Malës në dyshim, të tjerët janë gati.

Ndeshja tjetër e orës 13.30 zhvillohet në Rrogozhinë aty ku Erzeni i Shijakut pret Teutën fqinje. Braziliani Klaiton Da Silva është emri i ri i skuadrës së Alfred Deliallisit që pritet ti bashkohet Erzenit gjatë janarit ndërsa sot të dyja skuadrat kanë grupin e plotë duke paralajmëruar një sfidë-derbi mjaft të ndezur. Skuadrat janë në fund dhe diferenca në pikë është vetëm dy. (17-15).

Dueli që mbyll javën e 17-të luhet në Korçë. Skënderbeu pret Laçin e cila jo shumë larg për atë që dhuronin dekadën e kaluar, ofronte vëmendje sportive. Sot, pas barazimit me Partizanin, vendasit do kërkojnë vijimësi ndërsa bardhezinjtë për të zgjuar shënjën e fitores që ju mungon pikërisht që nga dueli i fundit me Skënderbeun.

Java e 17-të:

13:30

Tirana-Vllaznia

Erzeni-Teuta (në Rrogozhinë)

17:00

Skënderbeu- Laçi/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!