Nga Skënderbeu te Skënderbeu, Laçi rikthehet te fitorja

Me një gol të shënuar nga Agan Mjaki në të 12-ën skuadra kurbinase e Laçit arrin të dalë me tri pikë nga Korça ndaj Skënderbeut vendas.

Në stadiumin ‘Skënderbeu’ për javën e 17-të Abissnet Superiore u luajt një sfidë e gjitha antagostike me barzhezinjtë që e nisën më mirë dhe moren avantatzhin pas një aksioni model nga e majta dhe finalizimit në qëndër të portës nga mbrojtësi Mjaki.

Me pjesën e dytë përpara, korçarët arritën të krijonin disa raste madje dhe shënuan me Sebastine por harkimi nga këndi kaloi vijën fundore dhe goli u anulua.

Episode të shumta në këtë takim për moviolë që gjithësesi arbitri Doda në testin e parë në Superiore, ndihmuar dhe nga VAR, arriti të kalojë me vështirësi ‘klasën’.

Kjo ishte fitorja e parë e kurbinasëve pas 8 takimëve të fundit mes barazimëve dhe humbjeve. Skënderbeu ndalet te kuota e 22 pikëve ndërsa kurbinasit kapin shifrat 20 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!