Tebas merr mandatin e ri në La Liga

Mandati i tij i katërt, ka 10 vjet në krye të La Liga-s

Havier Tebas do të qëndrojë në krye të La Liga-s spanjolle të Futbollit deri në vitin 2027. Presidenti, 61 vjeç, dha dorëheqjen 22 nëntorin e kaluar, por u rizgjodh sot: ky është mandati i tij i katërt, ai ka 10 vjet në detyrë.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Zgjedhor përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare. Rizgjedhja ishte e dhënë (Tebas ishte i vetmi kandidat) por për momentin ishte “i përkohshëm”.

Dorëheqja e tij kishte qenë një “formalitet administrativ” i thjeshtë, që synonte të përshpejtonte procesin zgjedhor dhe fitoren e tij të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!