Reali 7 të dëmtuar para sfidës me …Uzunin

Nesër në orën 18:30, Real Madrid, lideri i La Liga-s do të presë në ‘Bernabeu’ Granadën e sulmuesit shqiptar Myrto Uzuni

Ndërkaq Karlo Ançeloti ka publikuar sot listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e nesërme kundër Granadës.

Kurtua, Militao, Tçuameni,Kamavinga, Modriç, Arda Gyler dhe Vinicius mbeten në infermieri, ndërsa porteri Kepa është kthyer në dispozicion. Në listë janë edhe të rinjtëi Niko Paz, Teo Zidane, Mario Martin dhe Gonzalo Garsia.

Në anën tjetër te Granada është listuar si titullar beratasi Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi, shënoi golin e 5-të sezonal javën e kaluar (ndaj Alaves) dhe mban lart entuziasmin për t’ja dalë edhe përballë gjigandëve të Madridit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!