Short ‘ferri’ për Shqipërinë, Spanjë, Kroaci, Itali
HAMBURG, GERMANY - DECEMBER 02: Special guest Wesley Sneijder pulls out the card of Albania during the UEFA EURO 2024 Final Tournament Draw at Elbphilharmonie on December 02, 2023 in Hamburg, Germany. (Photo by Boris Streubel - UEFA/UEFA via Getty Images)
Në Hamburg të Gjermanisë u rrotulluan sot goglat e shortit të EURO 2024, kompeticionit më të rëndësishëm në kontinent. Kombëtaret europiane u njohën me kundërshtaret e tyre në grupe, mes tyre edhe Shqipëria.
Nuk i ka buzëqeshur fati kombëtares kuqezi me shortin që i ka rezervuar grupin e ferrit, atë B. Silvinjo do duhet të përballet me kombëtare si Spanja, Kroacia dhe Italia në këtë EURO2024.
Ndeshjet e këtij Europiani do të zhvillohen në Gjermani në periudhën 14 qershor-14 korrik. Finalja e madhe do të luhet në Berlin teksa ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Grupi A:
Gjermani
Skoci
Hungari
Zvicër
Grupi B:
Spanjë
Kroaci
Itali
Shqipëri
Grupi C:
Slloveni
Danimarkë
Serbi
Angli
Grupi D:
Fituesja e play-off A
Holandë
Austri
Francë
Grupi E:
Belgjikë
Sllovaki
Rumani
Fituesja e play-off B
Grupi F:
Turqi
Fituesja e play-off C
Portugali
Republikë Çeke

