Vëmendje në Hamburg, Shqipëria mëson sot pozicionin në grup

Presidenti i FSHF Armand Duka dhe trajneri Silvinjo në Hamburg për shortin.

Do të nisë sot në orën 18:00 shorti për grupet e UEFA ‘Euro 2024’. Në Hamburg të Gjermanisë, Shqipëria por dhe 20 të kualifikuarat e tjera shto këtu dhe 3 bileta që rrjedhin nga faza play off (12 skuadra në garë në 21 dhe 26 mars 2024) do të mësojnë fatet e tyre nga përzierja e goglave.

Nisur nga emrat, Shqipëria do ta ketë super të vështirë pasi sipas kompanive të ndryshme që merren me kuotat Kombëtarja kuqezi mbetet e fundit. Kjo do të thotë se të gjitha e duan në grup… Megjithatë llogaritë bëhën në fushë ndërsa Shqipëria pret të shmangë kombëtare të nivelit super të lartë.

Nëse te Vazo 1 Gjermania duket më e favorshme kjo në fakt nuk mund të qëndrojë. Dy janë arsyet: E para skuadra e Nagelsman pavarësisht miqësoreve të dobëta do dhe rreth 7 muaj për të qenë gati dhe e dyta, vetë Gjermania organizon eventin ku me eksperiencën që ka kërcënon goxha.

Në këto kushte Shqipëria do mund të ndihej më rehat me Belgjikën. Për të kaluar te Vazo e 3-të. Këtu skuadra më e përshtatëshme shihet Sllovenia.Te vazo 4 Zvicëra ka patur luhatje dhe ambienti ‘shqiptar’ aty mund të jetë shtysë më e madhe për kuqezinjtë për të synuar kalimin nga grupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!