Shqipëria, ja datat dhe impiantet ku luajnë kuqezinjtë

HAMBURG, GERMANY - DECEMBER 02: Special guest Wesley Sneijder​​ pulls out the card of Albania during the UEFA EURO 2024 Final Tournament Draw at Elbphilharmonie on December 02, 2023 in Hamburg, Germany. (Photo by Boris Streubel - UEFA/UEFA via Getty Images)

Një short mjaft interesant për Kombëtaren shqiptare, që kualifikohet për herë të dytë në historinë e saj në finalet e një Kampionati Europian.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit, përveç personaliteteve të shumta të futbollit europian ishin të pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Junior dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të këtij Kampionati Europian në vendin e parë në grupin E, duke grumbulluar 15 pikë, me 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Arritje historike për Kombëtaren shqiptare, të drejtuar nga trajneri Silvinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!