Java e 10-të/ Fiton Flamurtari, Bylis e Vora ngecin në shtëpi

Gjashtë sfidat e jvës së 10-të në Kategori të Parë, luajtur sot në 13:30, u shoqëruan nga befasi të shumëta. Kështu veç ndeshjes kryesore. luajtur në Peshkopi teksa Flamurtari fitoi 0-1 ndaj Korabit vendas, të tjerat dhanë rezultate mjaft impresionuese.

Fiton AF Elbasani por me të veçantën që në Luz të Vogël shënohen 6 gola. Ndalet Bylis 0-0 nga Besa me vendasit që humbin një penallti. Befason dhe Burreli teksa ja del të fitojë 0-1 në Berat me Tomorin.

Notë negative për Vorën e cila u barazua 2-2 nga Lushnja në fushën e tij. Kastrioti- Apolonia në logjikë, 1-1 dhe nga një pikë për dy skuadrat e njohura në Fushë Krujë/ Sportiim.al/

Rezultatet e javës së 10:

Korabi- Flamurtari 0-1

Kastrioti- Apolonia 1-1

Tomori- Burreli 0-1

Bylis- Besa 0-0

Luzi 2008- AF Elbasani 2-4

Vora- Lushnja 2-2./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!