Flamurtari provë force në Peshkopi, Bylis e AF Elbasani, aleat kalendarin

Pasi u shty për dy ditë nga Departamanti i Garave në FSHF (shkak moti i keq), sot Kategoria e Parë, zbret në fushë për të zhvilluar javën e 10-të saj.

Sikundër është anunçuar më herët, të gjitha takimet do të nisin në orën 13:30. Do ketë dy debutime në pankinë. Vora pas largimit enigmatik të Mërgjyshit sot do të udhëhiqet nga Klodian Arbëri ndërsa dhe Tomori ka si timonier në krye të stolit Febron Ziun.

Korabi- Flamurtari shihet si supersfida e kësaj jave. Vlonjatët mjaft debitor në pikë, e kanë detyrim fitoren ndaj një Korabi që dhe ai nga ana e tij nuk është se po shfaqet aq kompetitiv këtë edicion.

Ndërkohë mjaft e luftuar pritet të figurojë dueli i Fushë-Krujës. Kastrioti pret Apoloninë me të dyja skuadrat që vijnë pas humbjeve respektive në Lushnjë dhe Fier. Me inters të shtuar edhe përballja në Berat ndërmjet Tomorit dhe Burrelit.

Për dy skuadrat e kreut Bylis dhe AF Elbasani, kjo javë shihet e lehtë në letër.

Kategoria e Parë, java e 10-të: (6 nëntor 2023)

13:30

Korabi- Flamurtari

Kastrioti- Apolonia

Tomori- Burreli

Bylis- Besa

Luzi 2008- AF Elbasani

Vora- Lushnja./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!